14 Mars 2017 – 14 Mars 2018, kaq shumë rrugë në kaq pak kohë!

14 Mars 2017 – 14 Mars 2018, kaq shumë rrugë në kaq pak kohë!

Në përvjetorin e tij të parë, Pazari i Ri i Tiranës i rijetëzuar ose sic njihet zona TID Tirana, ishte një nga zonat kryesore në të cilën u organizua eventi “Dita e Verës 2018″. Ky event u bashkëfinancua nga AADF, e cila mbështet Shoqatën TID Tirana në çdo iniciativë të saj në ndihmë të komunitetit apo bizneseve të kësaj zone. Lule dhe tullumbace shumëngjyrësh veshën Pazarin me rastin e eventit. Pikturat, lojërat sportive, animatorët e shumtë ishin të pranishëm për të argëtuar fëmijët. Një vëmendje e veçantë i’u kushtua së shkuarës, një eskpozitë me foto të Pazarit gjatë viteve 1938–1942 ishte gjithashtu pjesë e eventit. Grupi i mirenjohur “Tre Musketierët” ndezi me muzikën e tyre rock me se 3,000 të pranishmit në sheshin kreativ. Nëse hedhim një vështrim pas, gjatë vitit të parë të rivitalizimit, Pazari i Ri ka qënë skena e gati 50 eventeve nga më të larmishmet. Më se 30 biznese të reja janë inaguruar me një investim të konsiderueshëm që i kalon 4 milion euro. Mbi 50 vende të reja pune janë hapur. Shumë është arritur por edhe më tepër rrugë ka për tu bërë.

post a comment