Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Dita e Verës

March 14

14 Marsi – Dita e Verës

Te dielën e nisim ditën e verës me maskotat në Pazar, në orën 11.00, ku fëmijët mund të luajnë dhe bëjnë foto me personazhet e tyre të preferuar.

14 Marsi është njëkohësisht një datë e rëndësishme për Pazarin e Ri që shënjon 4-vjetorin e rinovimit të zonës me iniciativën e Bashkisë Tiranë dhe Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit (The AADF).

Gjatë gjithë ditës në Pazar do të qëndrojë ekspozita “Pazari i Ri në dy kohë” nga fotografi Roland Tasho, i cili ka pasqyruar Pazarin e Ri dhe ndryshimet e zonës krahasuar me 4 vite më parë.

Ndërsa në orën 12.30 do të shfaqim koncertin virtual të Ditës së Verës nga fëmijët plot talent nga “Qendra Performancë” në rrjetet sociale të Pazarit të Ri.

Details

Date:
March 14