Loading Events

« All Events

  • This event has passed.

Dita Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore

June 7, 2020 @ 9:00 am - 5:00 pm

Tirana i bashkohet Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë Ushqimore nën moton “Siguria e ushqimit na përket të gjithëve” për të risjellë në vëmendje mbrojtjen e ushqimit si prodhues dhe si konsumatorë.
Siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët. Nisur nga toka ku prodhohet e deri në tryezat tona, të gjithë kanë një rol për të siguruar se ushqimi që konsumojmë është i sigurt dhe nuk do të shkaktojë dëme në shëndetin tonë.
Duke u mbështetur te kjo nismë, në datën 7 Qershor 2020, Bashkia Tiranë dhe Pazari i Ri TID Tirana do të sjellin një panair ushqimor për të promovuar vlerat dhe sigurinë e prodhimeve vendase.
Kjo ditë është një mundësi për të forcuar përpjekjet për një ushqim më të sigurt.
Ju presim të festojmë së bashku në datë 7 qershor 2020 nën strehën e Pazarit të Ri.

Details

Date:
June 7, 2020
Time:
9:00 am - 5:00 pm

Venue

Pazari i Ri
Tirana, Albania + Google Map