Inagurohet Pazari i Ri i Tiranes

Inagurohet Pazari i Ri i Tiranes

14 Mars 2017, një ditë e veçantë për Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim (AADF) dhe për shumë qytetarë të Tiranës e komunitetin e biznesit në zonën e Pazarit të Ri.

Sfida e nisur 5 vite më parë, u kurorëzua sot me inagurimin e kompleksit të rikonstruktuar të Pazarit të Ri me të gjithë infrastrukturën bashkohore.

Në këtë projekt ambicioz, për të cilin shumë ishin skeptik, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim ka angazhuar 3 milion USD dhe Bashkia Tiranë në bashkëpunim me Qeverinë Shqiptare kontribuan me rreth 2.5 milion USD në punimet e rikonstruksionit. Ndërsa investimet private nga bizneset e zonës kanë kaluar shumën 4 milion $ deri tani.

Angazhimi dhe investimi i AADF tek Pazari i Ri do të vazhdojë me krijimin e Zonës për Zhvillimin e Turizmit – TID Tirana, model i zbatuar me sukses nga Fondacioni në disa qytete të Shqipërisë. Fondacioni do të mbështesë bizneset lokale të zonës në krijimin e shoqatës të bizneseve si dhe duke dhënë grante për të përmirësuar bizneset në zonën TID së bashku me shërbimet e duhura të konsulencës për to.

Për hartimin e planit të menaxhimit të biznesit për TID Tirana, AADF ka kontraktuar The Means, një nga kompanitë britanike më me eksperiencë në menaxhimin e zonave BID dhe TID. The Means menaxhon Borough Market, një nga vendet më të vizituara të Londrës, me mbi 12 milion vizitor në vit.

Administrimet e suksesshme të këtyre zonave shkojnë përtej rregullimit dhe mirëmbajtjes së infrastrukturës. Ato krijojnë një bashkësi, rrisin sigurinë në zonë, mundësojnë rritjen e veprimtarisë së biznesit, rritjen e vlerës së pronës, si dhe i bëjnë ato më tërheqëse për turistët.

Ky projekt shënon një nga ndërhyrjet më transformuese dhe frymëzuese që është bërë në Tiranë në 25 vitet e fundit.

post a comment