Panairi “Ditët Dibrane dhe Matjane në Tiranë” në Pazarin e Ri të Tiranës

Panairi “Ditët Dibrane dhe Matjane në Tiranë” në Pazarin e Ri të Tiranës

Panairi “Ditët Dibrane dhe Matjane në Tiranë”, ishte një tjetër aktivitet i organizuar në Sheshin Kreativ të Pazarit të Ri të Tiranës më dt 8-9 Prill 2017. Tradita dhe trashëgimia kulturore e ruajtur me fanatizëm nga dibranët, është një pasuri e madhe kombëtare, ndaj dhe AADF ishte një nga bashkë-financueset më të mëdha të këtij aktiviteti.

Z. Martin Mata, bashkë-drejtor i AADF-së, i ndau çmimin e madh rajonal të riut Klevi Hakorja, nga Bashkia Dibër, pjese e konkursit “Trego bukuritë e vendlindjes tënde” organizuar nga Bashkitë Dibër, Bulqizë e Mat.

Të rinjtë konkuruan me fotot e tyre në të gjitha kategoritë e konkursit, si në atraksionet turistike dhe në fshatrat me peisazhe pranverore. Me fotot e konkurentëve do të zhvillohet një ekspozitë në qytetet Peshkopi dhe Bulqizë. Fotot do të përdoren për të promovuar zhvillimin e turizmit të rajonit Dibër, në faqet e internetit, broshura promovuese, etj.

post a comment