Pazari i Ri merr cmimin si Projekti i Rinovimit për vitin 2018

Pazari i Ri merr cmimin si Projekti i Rinovimit për vitin 2018

Pazari i Ri i Tiranës, një vit nga përurimi i tij, ka fituar çmimin si Projekti i Rinovimit për vitin 2018. Ky çmim u dha në Londër me dt 22 qershor, nga Emerging Europe Awards, një iniciativë e cila vlerëson praktikat më të mira në vendet e Europës Lindore. Juria vlerësoi transformimin e Pazarit në destinacionin më të ri turistik: me hapësira për qytetarët, bizneset, bare e restorante, i frekuentueshëm nga të gjithë e në çdo orë të ditës, pa humbur elementët tradicionalë të qytetit të vjetër. Projekti i vënë në jetë nga AADF dhe Bashkia Tiranë, u shpall fitues nder 9 kandidaturave nga Bullgaria, Polonia, Sllovenia, Ukraina etj. Midis kandidaturave spikat edhe një tjetër investim i AADF: Pazari i vjetër i Korçës.

post a comment