AADF ka kënaqësinë të shpallë rastin e ardhshëm për të përfituar nga Skema e Mbështetjes së Grantit të Biznesit për investime në Pazarin e Ri të Tiranës. Një Thirrje e Hapur për Aplikime sapo është nisur në bashkëpunim me TID Tirana.
Ne dëshirojmë të ftojmë për bashkëpunim të gjithë individët e interesuar, bizneset dhe sipërmarrësit e rinj, për të investuar në këtë vend popullor dhe fitimprurës.
Aplikuesit e kualifikuar do të mbështeten duke ndarë shpenzimet fillestare të biznesit. Qëllimi i kësaj nisme është inkurajimi i rritjes së qëndrueshme të bizneseve që ofrojnë përvoja unike në Pazarin e Ri të Tiranës. Nëse keni një ide interesante, mos e humbisni këtë mundësi për t’u bashkuar me vendin më trendy të kryeqytetit. Aplikimet do të pranohen deri më 30 Shtator 2019.