TID Tirana – Ceremonia e ndezjes së dritave

TID Tirana – Ceremonia e ndezjes së dritave

Ditën e premte, data 7 Dhjetor, ora 18:00, TID Tirana ndezi dritat e festave në zonën e Pazarit të Ri dhe në rrugen Rr. Luigj Gurakuqi. Në fjalën e tij përshëndetëse, Z. En Muci, kryetari i bordit i TID Tirana, falenderoi Bashkinë Tiranë dhe Fondacionin Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim për kontributin e tyre të deri tanishëm, pa të cilin bizneset nuk do ishin organizuar për të përmirësuar dhe zbukuruar zonën TID. Z. Erion Veliaj, kryetari i Bashkisë Tiranë, shprehu gjithashtu një falenderim të vecantë për AADF në lidhje me kontributin e AADF për projektin TID Tirana. Fondacioni Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim bashkëfinancoi ndricimin dhe zbukurimin e zonës TID gjatë festave të fundvitit.

post a comment