Pazare te tjere

PAZARE TE TJERA NE SHQIPERI

Zbatimi i projekteve, që e bëjnë Shqipërinë një vend më të mirë.

TID-i i mundshëm në Vlorë, është i vendosur në zonën e njohur si Ansambli Ndërtimor Justin Godart, Vlorë. Zona është plot me momente historike, jo vetëm për qytetin, por të vendit në tërësi. Kjo ndërhyrje ka për qëllim të nxjerrë në dritë një nga zonat më të rëndësishme historike të qytetit që ruan dëshmi për të kaluarën e qytetit.

Objektivi kryesor i projektit është “Restaurimi dhe rikualifikimi urban i ansamblit ndërtimor Justin Godart”, Vlore. Nëpërmjet restaurimit, konservimit dhe rehabilitimit të vendbanimeve tradicionale dhe i zonave të trashëgimisë kulturore të rritet turizmi dhe si rrjedhojë zhvillimi ekonomik i zonës.

TID-i i mundshëm në Gjirokastër është i vendosur në Pazarin e Vjetër, në zemër të pjesës historike të qytetit.Ky projekt përfshin fazën përgatitore të restaurimit të plotë të vizatimit nga Pazari i Vjetër si edhe gjithashtu nga sheshi Çerçiz Topulli.

Rijetëzimi dhe komercializimi i qendrës historike të qytetit të Gjirokastrës do të ketë dikim të drejtëpërdrejtë në zhvillimin e komuniteteve dhe bizneseve të zonës. Cilësia e jetës të tyre do të përmirësohet drejtëpërdrejtë.

AADF-ja zgjodhi qytetin e Krujës, qytetin më të vizituar në Shqipëri për krijimin e TID-it të parë në mënyrë që të ndihmojë në promovimin e turizmit dhe për të siguruar ruajtjen e burimeve të trashëgimisë kulturore. Projekti përfshin restaurimin e ndërtesave në Pazarin e Vjetër, duke përfshirë çatitë, fasadat, ndriçimin dhe tabelat orientuese e shpjeguese, punime infrastrukturore dhe përmirësimin e kalldrëmeve. AADF-ja do të ofrojë shërbime këshilluese dhe grante për bizneset që veprojnë në këtë zonë dhe mbështetje institucionale.

Një shoqatë TID është krijuar tashmë nga AADF-ja, Ministria e Kulturës, Bashkia e Krujës dhe pronarët e bizneseve të Pazarit. Objektivat e shoqatës përfshijnë promovimin dhe menaxhimin e zonës TID. Do të zhvillohen veprimtari promovuese për ushqimet vendase dhe produkte të tjera të Krujës dhe zonës përreth.

Per informacion me te detajuar kliko me poshte: