“Ardi Caffe” Një histori suksesi në Pazarin e Ri

“Ardi Caffe” Një histori suksesi në Pazarin e Ri

Familja jonë Kërciku zotëron një pronë prej vitesh në Pazarin e Ri, e kjo më ka bërë të jem dëshmitar i të gjithë evoluimit të kësaj zone ndër vite. Dëshmi e këtij evoluimi është dhe Ardi Caffe.

Ky biznes nisi nga zero, si një kafene e vogël me një sipërfaqe prej 20m2, ku unë, i vetëm mbuloja gjithë procesin e shërbimit nga banaku në servirje, derisa pak nga pak, me shumë përkushtim, sot pas 13 vjetësh jemi një familje e madhe me një staf prej 9 personash dhe klientët tanë besnik që na zgjedhin çdo ditë. Veten do ta konsideroja si një person punëtor i cili kujdeset për ambjentin dhe punojësit, dhe është çdo ditë në shërbim të së mirës së punës!

Unë besoj se çdo investim i ri, përmirëson dhe zhvillon! E njëjta gjë ka ndodhur me Pazarin e Ri pas investimit, ku menjëherë pas rikonstruktimit të zonës, cilësia dhe sasia e klientëve është rritur ndjeshëm duke i dhënë #sipërmarrjes sime mundësinë të rritet. Çdo event i organizuar dhe çdo sezon festash i dekoruar ngrohtë për mua përkthehet në shitje dhe klientë të rinj potencial. Ndihem i lumtur për këtë bashkëpunim me AADF ku bizneset e Pazarit nëpërmjet shoqatës TID Tirana ndihmohen çdo ditë për të zhvilluar biznesin nëpërmjet promovimit dhe mirëmbajtjes së zonës TID!

Ardian Kërciku, zotërues & menaxher i Ardi Bar Kafe në Pazarin e Ri të Tiranës

post a comment