Aneta Diamanti, orëndreqëse në Pazarin e Ri

Aneta Diamanti, orëndreqëse në Pazarin e Ri

Histori e shkurter e një biznesi familjar që përfaqëson pasionin, mjeshtërinë dhe traditën!


“Në moshën 15 vjecare, familja ime, e detyruar nga kushtet ekonomike më orientoi drejt profesionit të orëndreqëses, profesion që e ushtroj prej 55 vitesh.
Në këtë pune u njoha dhe me bashkëshortin me të cilin me shumë punë dhe përkushtim ngritëm dyqanin, i cili prej 32 vitesh ndodhet në Pazarin e Ri te Tiranes. Une pata një kuriozitet shumë të madh që në fillim për orëndreqjen dhe e kam bërë gjithmonë me shumë dashuri, dashuri të cilën pa qëllim ja kam trasmetuar dhe djalit, i cili e ka trashëguar dhe zhvilluar duke ndrequr ora automatike dhe elektronike.
Me aq dijeni sa kam, sot mund të them që jam e vetmja grua e cila e ushtroj këtë zanat në Tirane.
Përpara se Pazari i Ri të investohej, dyqani mbyllej në orën 15.00 sepse nuk kishte ndriçim dhe as vizitorë. Zona nuk kishte kushte higjenike për të mirëpritur kliente të rinj, ndërsa tani ç’do gjë është përmirësuar dhe trasmeton pozitivitet, ne kemi mundësi të punojmë përgjatë gjithë ditës dhe me promovimin që i bëhet zonës, kemi fatin të mirëpresim klientë të rinj e të apasionuar pas tik taku-t aq te dashur.”


Aneta Diamanti, orëndreqëse në Pazarin e Ri

post a comment