TID Tirana – Pazari i Ri, Asambleja e Pergjithshme e vitit 2020.
Shoqata e biznesit TID Tirana – Pazari i Ri, zhvilloi ditën e sotme Asamblenë e Përgjithshme të Anëtarëve, të vitit 2020.
Takimi u çel nga kryetari i Bordit Drejtues të shoqatës Z. En Muci, i cili përshëndeti pjesmarrësit, mirëpriti anëtarët e rinj si dhe përcolli agjendën e këtij takimi të përvitshëm.
z. Gentian Lula, administrator i TID Tirana, shpalosi aktivitetin e shoqates gjate 12 mujorit te kaluar. Duke u ndalur ne fushat me te rendesishme te punes se shoqates si:
z. Gentian Lula, administrator i TID Tirana, shpalosi aktivitetin e shoqatës gjatë 12 mujorit të kaluar. Duke u ndalur në fushat më të rëndësishme të punës së shoqatës si:
Mbështetja dhe bashkëpunimi midis bizneseve
Mirëmbajtja e zonës nëpërmjet ofrimit të shërbimeve shtesë të pastrimit, sigurisë, gjelbërimit, përmiresimit infrastrukturor etj
Marketimi i zonës dhe i bizneseve të saj nëpërmjet fushatave të ndryshme. Si dhe organizimi i një serë eventesh artistike në zonë
Masat e marra për të përballuar sa më mirë situatën e jashtëzakonshme të Pandemisë. Shembull më i mirë janë 5 dezinfektimet e Pazarit te Ri, të kryera gjatë muajve Mars – Gusht
Gjithashtu anëtaret e pranishëm në Asamble vendosen të rikonfirmonin për një tjetër mandat Bordin Drejtues të shoqatës.
Pikë mjaft e rëndësishme e takimit ishte diskutimi i të pranishmeve rreth problemeve kryesore që shqetësojne komunitetin e biznesit aktualisht. Zgjidhja e shqetësimeve të tilla do të jetë në fokus të aktivitetit të shoqatës për muajt në vijim.