Inspektim Punimesh në Pazarin e Ri TID Tiranë
Bashkë-Drejtorët e AADF-së, Martin Mata dhe Aleksandër Sarapuli, si dhe Kryetari i Bashkisë Tiranë Erjon Veliaj, inspektuan punimet e fundit në Pazarin e Ri, dy ditë përpara inagurimit të tij në datën 14 Mars. AADF ka angazhuar 3 milionë USD në këtë projekt ambicioz, i cili shënon ndërhyrjen më transformuese dhe frymëzuese që Tirana ka parë në 25 vitet e fundit.
