Dita Ndërkombëtare e Sigurisë Ushqimore
Tirana i bashkohet Ditës Ndërkombëtare të Sigurisë Ushqimore nën moton “Siguria e ushqimit na përket të gjithëve” për të risjellë në vëmendje mbrojtjen e ushqimit si prodhues dhe si konsumatorë.
Siguria e ushqimit është një përgjegjësi e përbashkët. Nisur nga toka ku prodhohet e deri në tryezat tona, të gjithë kanë një rol për të siguruar se ushqimi që konsumojmë është i sigurt dhe nuk do të shkaktojë dëme në shëndetin tonë.
Duke u mbështetur te kjo nismë, në datën 7 Qershor 2020, Bashkia Tiranë dhe Pazari i Ri TID Tirana do të sjellin një panair ushqimor për të promovuar vlerat dhe sigurinë e prodhimeve vendase. Kjo ditë është një mundësi për të forcuar përpjekjet për një ushqim më të sigurt.
Ju presim të festojmë së bashku në datë 7 qershor 2020 nën strehën e Pazarit të Ri.